





Më poshtë janë renditur pyetjet që bëhen më shpesh për IT-TEL Internet. Për informacione të detajuara apo pyetje që nuk janë paraqitur më poshtë kontaktoni me shërbimin tonë të klientit në numrat 347 614 (tel) dhe 068 40 10 865 (cel).
Tashmë kompania IT-TEL e ka shtrirë shërbimin e saj në zona gjeografike të caktuara të Tiranës (shikoni hartën) dhe do të vazhdojë të shtojë zona të reja ditë pas dite. Nëse ka arritur në apartamentin tuaj fletëpalosja e firmës apo punonjësit tanë të marketingut, do të thotë se shërbimi i IT-TEL ndodhet tashmë në pallatin apo zyrën tuaj.
Shërbimi IT-TEL Internet shpërndahet nëpërmjet një teknologjie të njohur si Internet mbi linjat elektrike. Kjo arrihet duke përdorur një sistem miks mes fibrës optike dhe shfrytëzimit të rrjetit të instalimit elektrik brenda ndërtesave. Më hollësisht, ne mbërrijmë me anë të fibrës optike deri në boksin e matësave të energjisë elektrike të pallatit. Më pas, montojmë në kabllin kryesor që furnizon pallatin, një pajisje dhënëse, e cila indukton internetin brenda rrjetit elektrik të godinës. Secili prej familjarëve të pallatit mund të ketë në çdo prizë të shtëpisë internet vetëm duke vënë në prizë një aparat marrës që do t’i jepet nga kompania në momentin e abonimit. Juve ju mjafton që të lidhni aparatin që do futet në prizën e korrentit me kompjuterin duke përdorur një kabëll standart Ethernet.
Jo. Shërbimi IT-TEL Internet funksionon me prizat ekzistuese qe keni në shtëpi.
Jo, në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë për keq tek furnizimi me energji.
Jo. Shërbimi IT-TEL Internet nuk do të rrisë konsumin e energjisë në shtëpinë tuaj.
Nëse ka ndërprerje të energjisë shërbimi do të ndëpritet përkohësisht, por IT-TEL Internet do të funksionojë pa asnjë problem sapo të kthehet energjia.
Shërbimi IT-TEL Internet funksionon si te komjuterat Windows ashtu dhe te ata Macintosh. Ju lutem kontrolloni/verifikoni kërkesat minimale të sistemit tonë për më shumë detaje. Për akses të mëtejshëm komjuterit tuaj i nevojitet një portë Ethernet.
Ju mund të blini një Network Interface Card (NIC), kartë për lidhje midis dy sistemeve në komjuter, të cilën mund ta gjeni në cdo dyqan komjuterash. Zgjidhja e dytë është ajo e blerjes së një përshtatësi USB që mund të zëvendësojë portën e ethernetit në kompjuterin tuaj.
Po. Thjesht lidhni kabllin që del nga aparati PLC I vendosur në prizë me EAN/portën e Internetit te “router”.
Nuk ka asnjë buton On/Off në aparatin PLC. Ai ndizet duke e vendosur atë në një prizë korrenti në mur. Një dritë e cila ndodhet në pjesën e përparme të PLC do të ndizet dhe kjo tregon se aparatura ka energji.
Ju lutem sigurohuni që PLC të vendoset direkt në prizën në mur pa patur ndonjë tel të zhveshur apo kordona shtesë/të shtuar. Nëse sërisht keni probleme, hiqeni PLC nga priza për 1 minutë dhe më pas vendoseni sërish në prizë. Nëse vazhdoni të keni probleme ju lutemi të telefononi shërbimin tonë për klientët.
Për këtë ju lutem kontaktoni me shërbimin për klientin. Ne do të jemi në gjendje t’ju informojmë nëse shërbimi IT-TEL Internet është i disponueshëm në lagjen tuaj të re.
Ju lutem kontaktoni në numrat 347 614 (tel) dhe 068 40 10 865 (cel) ose nëpërmjet e-mailit info@it-tel.com.al.
Po, klientët e IT-TEL Internet mund të pajisen edhe me pajisje shtesë
Po, IT-TEL Internet ka marrë të gjitha masat dhe hapat ligjorë për t’u ofruar klientëve të IT-TEL Internet një shërbim Interneti të sigurtë. Me një gamë të gjerë mbrojtje kundra viruseve, kundër spiunimit dhe firewall të gjitha këto ju sigurojnë një mbrojtje të pakapërcyeshme për komjuterin tuaj.
Po, ju mund të blini një aparaturë Wireless që mund të lidhet me aparaturën tonë PLC dhe të shpërndajë internetin e shërbimit tonë nëpërmjet valëve.