





Shërbimi IT-TEL (PLC) shpërndahet nëpërmjet një teknologjie të njohur si Internet mbi linjat elektrike. Kjo arrihet duke përdorur një sistem miks mes fibrës optike dhe shfrytëzimit të rrjetit të instalimit elektrik brenda ndërtesave. Më hollësisht, ne mbërrijmë me anë të fibrës optike deri në boksin e matësave të energjisë elektrike të pallatit. Më pas, montojmë në kabllin kryesor që furnizon pallatin, një pajisje dhënëse, e cila indukton internetin brenda rrjetit elektrik të godinës. Secili prej familjarëve të pallatit mund të ketë në çdo prizë të shtëpisë internet vetëm duke vënë në prizë një aparat marrës që do t'i jepet nga kompania në momentin e abonimit. Në këtë mënyrë evitohen punimet në ndërtesë apo apartament si dhe shpenzimet për ndërtimin e rrjetit të brendshëm të shpërndarjes në rast shkollash apo institucionesh.
Sistemi i fibrës optike është sistemi më i sigurtë dhe më i përshtatshëm. Aktualisht, kompania ka ndërtuar një rrjet profesional fibre optike në qytetin e Tiranës, i cili garanton ofrimin e të gjitha kapaciteve të internetit.
Nëpërmjet këtij rrjeti sigurohet gjithashtu:
Prej dy vitesh kompania ka ngritur një rrjet të transmetimit kabllor të internetit, i cili siguron furnizimin edhe në rast të mungesës së energjisë elektrike në zonë. Aktualisht ky rrjet është i shtrirë në: