Logo IT-TEL
IT-TEL Internet

Kush Jemi

Kompania IT-TEL ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 2005 si një kompani që ofron shërbimin e internetit nëpërmjet përdorimit të fibrave optike. Që prej 7 janarit 2007, IT - TEL është kompania e vetme që mund të ofrojë shërbimin e internetit nëpërmjet linjave elektrike. Për këtë qëllim, kompania bashkëpunon ngushtë me KESH për të ofruar shërbimin e internetit në familje në qytetin e Tiranës. Kjo arrihet duke përdorur një sistem miks mes fibrës optike dhe shfrytëzimit të rrjetit të instalimit elektrik brenda ndërtesave.

Që prej 18 shtatorit 2007, “IT-TEL” është licensuar nga ERT si kompani telefonike urbane në qytetin e Tiranës dhe mund të akordojë numra me prefiksin "04".