Logo IT-TEL
IT-TEL Internet

Shërbimi internetit PLC mbush 1 vit jetë

Më 1 maj, shërbimi ynë i internetit nëpërmjet energjisë elektrike - PLC (Power Line Communication) - mbushi një vit jetë. Teknologjia inovative edhe në shumë vende të tjera të Botës, e kaloi me sukses testin në Shqipëri. Tashmë, shumë familje në qytetin e Tiranës, përfitojnë aksesin në Botën e pafundme të internetit me çmimet më të lira dhe cilësinë më të lartë të mundshme.

Z.Qemal Kurti (majtas) duke marrë kontratën e re 1-vjeçare falas, si klienti i parë i shërbimit PLC Klienti i parë
Me rastin e 1-vjetorit, z.Qemal Kurti, klientit të parë të shërbimit tonë PLC, iu dhurua një abonim falas 1- vjeçar, në shenjë vlerësimi për besueshmërinë e treguar. Z.Kurti, banor në kompleksin e firmës “Carapuli”, pranë “Rrugës së Elbasanit”, shprehu falenderime dhe përshtypjet më të mira për cilësinë e paketës sonë të internetit. Këto vlerësime, na motivojnë që të përmirësojmë dhe shtojmë më tej shërbimet e internetit dhe tashmë edhe atë të telefonisë.



Lajme të tjera

Rezultatet e pyetësorit me klientët
Merre dhuratën e Vitit të Ri
Ulen çmimet e instalimit të fibrës optike
IT-TEL paraqitet me një fytyrë të re online