





Një stinë e re çmimesh për shërbimin tonë të internetit. Duke dashur t’i japim një shtysë të mëtejshme instalimit të fibrës optike në familje dhe zyra, kemi hedhur në treg një ofertë të re tepër ekonomike. Për herë të parë në Shqipëri, tarifa për të patur mundësinë e lidhjes me teknologjinë moderne të fibrës, zbret në 10.000 lekë të reja. Falë kësaj teknologjie, mund të realizohet shërbimi i internetit, telefonisë, por edhe i transmetimit të të dhënave dhe imazheve të kamerave, me cilësinë maksimale të mundshme. Politika e re e çmimeve të instalimit, ka riformuluar edhe paketën tonë të shërbimit PLC (interneti nëpërmjet energjisë elektrike) duke i dhënë më tepër fleksibilitet pagesave për koston mujore. Për më tepër vizitoni rubrikën Internet.