Logo IT-TEL
IT-TEL Internet

Vlerësim maksimal për asistencën teknike dhe respektimin e kontratës

Jemi krenar t’iu prezantojmë rezultatet e pyetësorit të organizuar mbi shërbimin tonë të internetit. Nëpërmjet një formulari me një sërë pyetjesh të dërguar në formë elektronike tek klientët tanë gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas, arritëm në përfundime mjaft të rëndësishme që na ndihmojnë të kuptojmë nevojat e klientëve, por në të njëjtën kohë edhe sukseset dhe problemet tona. Në përmbledhjen e mëposhtme të rezultateve të pyetësorit, vihet re se kemi marrë një vlerësim shumë të kënaqshëm në dy pika mjaft të rëndësishme : efiçencën e asistencës teknike si dhe respektimin e kushteve të kontratës me klientin. Ndërkohë, vlerësim pozitiv, por që nevojitet të përmirësohet më tej është edhe gjykimi i klientëve familjarë për shpejtësinë e navigimit në internet. Këto rezultate na motivojnë që të përpiqemi më tej për përmirësimin e shërbimit tonë.

Një falenderim shkon për të gjithë ata klientë që gjetën kohën e nevojshme për t’iu përgjigjur realisht pyetësorit, si dhe për sugjerimet që dhanë. Falenderojmë gjithashtu kompaninë e pavarur “ANDE-LM sh.p.k”, e cila bëri të mundur hartimin e pyetësorit dhe kontrollin e rezultateve të tij.

Klikoni për rezultatin e plotë të pyetësorit në versionin PDF.



Lajme të tjera

Merre dhuratën e Vitit të Ri
Ulen çmimet e instalimit të fibrës optike
Shërbimi internetit PLC mbush 1 vit jetë
IT-TEL paraqitet me një fytyrë të re online