





Një website i ridizenjuar e rikonstruktuar do t'iu ofrojë më tepër lehtësi kontakti mes nesh, por njëkohësisht edhe aksesin online në shërbimet tona.
Faqja e re www.it-tel.com.al krijon tashmë mundësinë për të gjithë klientët e shërbimit telefonik, që të kontrollojnë në çdo moment llogarinë e tyre, thirrjet që kanë kryer si dhe të dhënat e tjera të detajuara.
Për këtë qëllim, në rubrikën Telefoni është vendosur hapësira ku secili klient mund të logojë Emrin dhe Fjalëkalimin e tij sekret. Në të njëjtën kohë, klientët mund të printojnë nga kompjuteri i tyre edhe tabulatin me të gjitha të dhënat e telefonatave që kanë kryer. Transparenca e plotë në funksionimin e këtij shërbimi është thelbësore për ne.
Shumë shpejt, do të krijojmë mundësinë që nëpërmjet të njëjtit website, të krijojmë edhe mundësinë e pagesave online nëpërmjet Kartave të Kreditit.
Le t'i urojmë së bashku, rrugë të mbarë kësaj ure të re komunikimi mes nesh!