Logo IT-TEL
IT-TEL Internet

Manuali i shërbimit të internetit

Për të evituar defektet që vijnë si pasojë e çaktivizimeve të programeve apo pakujdesisë njerëzore, ju lutemi që sa herë që të keni një problem me lidhjen e internetit, të kryeni procedurat e shpjeguara në këtë manual për kontrollin e lidhjes.

Duke dashur t’ju vijmë sa më shpejtë në ndihmë, ne kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj për të kryer ju vetë një kontroll tepër të thjeshtë pa qënë nevoja për ndihmën e teknikëve tanë. Vetëm pasi të keni përfunduar verifikimin dhe të jeni të bindur se defekti nuk vjen si pasojë e pakujdesisë apo veprimeve tuaja, mund të kërkoni ndihmën e teknikëve tanë.

Ju njoftojmë gjithashtu se që nga data 1 prill 2008, në rast se teknikët konstatojnë se defektet e deklaruara nga klientët vijnë si pasojë e këtyre çaktivizimeve apo pakujdesisë suaj (defektet që sqarohen në kontrollin e mëposhtëm), atëherë do të aplikohet një tarifë për riparimin e defektit. Lista e cmimeve ndodhet në faqen e fundit të këtij manuali.





Programi i modemit kabllor "Motorola"

Të gjithë klientët që kanë akses në rrjetin tonë nëpërmjet teknologjisë kabllore, mund të kryejnë shkarkimin e programit (driver) të modemit "Motorola". Ky hap është i nevojshëm në rast të fshirjes së këtij programi apo ndryshimit të kompjuterit. Pas shkarkimit, mjafton të aktivizoni programin në kompjuterin tuaj për të patur akses në internet.