





Sistemi i tarifimit të telefonisë është në formën e parapagimit. Klienti parapaguan një shumë të caktuar fillimisht pranë kompanisë dhe në këtë mënyrë karikon llogarinë e tij personale. Në momentin që minutat në dispozicion mbarojnë, klienti duhet të rikryejë pagesën për të patur mundësinë e bisedave të tjerave.
Nëpërmjet sistemit të kontrollit të llogarisë personale nëpërmjet internetit, çdokush prej klientëve mund të verifikojë në çdo moment se sa kohë bisedë ka konsumuar dhe se sa minutazh i mbetet në dispozicion përpara se të mbarojë kredinë e tij.
Në sistemin tonë tarifor njësia matëse është përcaktuar në bazë të minutave të konsumuara dhe jo impulsive. Në këtë mënyrë ka më tepër transparencë dhe mundësi që klientët të kuptojnë konsumin e tyre.
| Bisedat | Lekë/min |
| Lokale (Brenda rrjetit tonë) | FALAS |
| Tirana (Brenda qytetit) | 2 |
| Rajonale - Zona II | 6 |
| Ndër rajonalë - Zona III | 8 |
| Bisedat | Lekë/min |
| AMC & Vodafone | 26 |
| Bisedat | Lekë/min |
| Zona I | 10 |
| Zona II | 26 |
| Zona III | 45 |
| Zona IV | 100 |
*Çmimet nuk përfshijnë TVSH
Zonat e kategorisë ndërkombëtare nuk bazohen në të njëjtat zona me ato të Albtelekomit, por sipas përcaktimeve ndërkombëtare të telefonisë VOIP:
Lista e plotë e shteteve dhe zonave që i përkasin afishohet në seksionin Zonat.