Logo IT-TEL
IT-TEL Transferim

Lidhje me dyqanet e zyrat

Mos lejoni që biznesi juaj t’u marrë më shumë nga c’duhet nga koha juaj e lirë. Falë rrjetit tonë të fibrës optike ju mund të siguroni lidhjen e dyqaneve apo filialeve të ndryshme të firmës në pika të ndryshme të qytetit. Në këtë mënyrë, ju mund të transferoni të gjithë informacionin e biznesit tuaj nga cdo filial në zyrën qendrore në kohë reale dhe me sigurinë maksimale.

Ju mund të jeni të informuar në cdo moment për situatën e biznesit, porositë e kryera, furnizimet dhe gjendjen e magazinës pa patur nevojë që të jeni prezentë.

Shërbimi i të dhënave mund të jetë i arritshëm nga ju edhe nëpërmjet navigimit në internet. Kjo ju lejon që të ndiqni ecurinë e biznesit tuaj edhe kur ndodheni në udhëtim jashtë vendit. Rrjeti i fibrës optike siguron gjithashtu edhe komunikim telefonik falas mes filialeve të firmës. Shpenzimet tuaja në fund të muajit do të jenë të lehtësuara nga fatura telefonike.

Me sistemin e transferimit të të dhënave IT-Tel, biznesi juaj do të jetë në duar të sigurta dhe ju do të bëni gjumë më të qetë.